fbpx

Vetëm 14 sekonda, sulmuesi Ernest Muçi shënon golin e dytë me Besiktas

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas në Superligën e Turqisë. Në pjesën e parë miqtë shënuan dy herë me Balci dhe Buksa.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Muçit iu deshën 14 sekonda për të shënuar golin që rihapi ndeshjen. Një sulm i shpejtë dhe asisti i Rashicës bënë që Muçi të gjente golin.

22-vjeçari është pjesë e listës që Sylvinho do ketë në dispozicion për miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë në mars.