fbpx

Ndodh në Spanjë! E reja pi kafen e mbushur me insekte nga makineria në aeroport, tashmë po lufton për jetën në spital

Një vajzë e re raportohet se është sëmurur rëndë pasi kishte pirë një kafe nga një atomat shitjeje në aeroport, teksa pa me vonesë se pija ishte e mbushur me insekte, shkruan rrjeti Metro.co.uk.

21-vjeçarja që raportohet se punon për një kompani ajrore kishte blerë kafenë nga makineria në aeroportin Son Sant Joan në Palma të Spanjës, sipas disa mediave britanike.

Pasi e ktheu disa herë ajo kishte ndjerë shijen e çuditshme, dhe kur pa brenda në gotë gjeti insektet që lëviznin nëpër të, shkruante rrjeti vendas Ultima Hora.

Më pas ajo raportohet e kishte pësuar një reaksion alergjik duke mbetur pa frymëmarrje dhe ishte dërguar në spital nga stafi aeroportit.

Familja e saj ka ngritur një ankesë ndaj aeroportit duke akuzuar për krim ndaj shëndetit publik për insektet që kontaminonin pijet e makinerisë. Zyrtarët e aeroportit thanë se kanë nisur hetime dhe kontroll të makinerive të shitjeve në impiant.