Një finale e jashtëzakonshme në kërcim të lartë përfundoi me dy fitues, Gianmarco Tamberin e Italisë dhe Mutaz Barshimin e Katarit që morën medalje të arta.
Pas një gare dërrmuese që zgjati plot dy orë, Barshim dhe Tamberi ishin të pandarë sepse që të dy e bënë kërcimin më të lartë, 2.37 metra.
Atyre iu ofrua një mundësi të merrnin pjesë në një kërcim tjetër shtesë.
This has redefined for the dictionary the meaning of ‘golden share’ #Tokyo2020 pic.twitter.com/zktDCB0A8a
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) August 1, 2021
Por ata nuk pranuan dhe u pajtuan që ta ndanin titullin, duke nxitur festë të madhe në stadium.
Kjo është hera e parë që dy atletë e ndajnë vendin e parë në atletikë në Lojëra Olimpike që prej vitit 1912.
Maksim Nedasekau i Bjellorusisë e fitoi medaljen e bronztë, pasi kishte kërcyer 2.37 metra po ashtu, por kishte pasur më shumë tentime gjatë garës.
Tamberi dhe Bashim e përqafuan njëri-tjetrin pra se të vraponin për të festuar me trajnerët dhe bashkëlojtarët e vet.