fbpx

Pamje të tjera nga incidenti i rëndë pas ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahçe

Enis Bardhi ka shënuar supergol që megjithatë nuk i mjaftoi Trabzonsporit. Kjo skuadër ishte vendase ndërsa u mposht 3:2 nga Fenerbahçe, të dielën mbrëma.

Michy Batshuayi shënoi golin e fitores në minutën e 87-të. Në fund të ndeshjes tifozë të shumtë të Trabzonsporit janë futur në fushë për të sulmuar lojtarët e Fenerbahçes. Ka pasur edhe shkëmbim goditjesh, në bazë të videove të publikuara.

Fred shënoi në minutën e 13-të dhe në fund të pjesës së parë për epërsinë 2:0 të Fenerbahçes. Enis Bardhi më pas realizoi supergol nga goditja e dënimit, ndërsa Trezeguet barazoi në 2:2 me golin nga penalltia në minutën e 78-të.

Fenerbahçe vazhdon garën për titull. Është e dyta me 79 pikë, pas 30 xhirove. Udhëheq Galatasaray me 81.