Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Britani të Madhe është mbërthyer nga atmosfera në Prishtinë të dielën kur kombëtarja angleze erdhi për t’u përballur me Kosovën.
Diplomati amerikan në Londër, Ëoody Johnson, ka komentuar pritjen që kosovarët u bënë anglezëve gjatë fundjavës në Prishtinë për ndeshjen Kosovë-Angli që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
“I mbërthyer me disa momente të jashtëzakonshme nga ndeshja Kosova-Angli këtë vikend. Mirënjohja e popullit të Kosovës për lirimin e vendit të tyre nga forcat e NATO’s mbetët e madhe, edhe pas 20 vjetësh. Një deklaratë e fuqishme në të mirën që mund ta bëjmë kur veprojmë së bashku”, ka shkruar Johnson në Twitter.
Kosova përmes një kampanjë i mirëpriti tifozët dhe lojtarët e kombëtarës angleze.
Catching up with this extraordinary moment from the England/Kosovo game this wkend. The gratitude of the Kosovar people for the liberation of their country by @NATO forces remains undiminished, even after 20 years – a powerful statement on the good we can do when we act together. https://t.co/hVG6s2VZ2l
— Ambassador Johnson (@USAmbUK) November 18, 2019