fbpx

Ngjarja u mbajt sekret/ Qëndruan për disa orë brenda tunelit të uzinës së Poliçanit, çfarë po fotografonin 2 çekët? Ndalohen edhe 2 bashkëjetueset e tyre

BalkanWeb zbardh të tjera detaje nga ngjarja në Poliçan. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se rreth orës 8:40 forcat e ushtrisë kanë konstatuar se një nga çelësat e njërit prej tuneleve ishte i dëmtuar.

Pas disa orëve kërkime janë konstatuar dy persona që ishin duke fotografuar ambientet e brendshme të një tuneli që të çonte drejt uzinës së Poliçanit. Tashmë dy shtetas çekë, rreth orës 12:30 janë ndaluar dhe pas shumë kërkimesh janë ndaluar dhe dy gratë, që mendohet se janë bashkëjetueset e tyre.

Lala theksoi se bëhet fjalë për një ngjarje të mbajtur në sekret të plotë, për të kuptuar më qartë arsyet se pse çekët kanë hyrë në ambientet e brendshme të uzinës së Poliçanit dhe kanë qëndruar për disa orë aty. Gjithçka është zbuluar kur rojet kanë ndërruar turnet.