fbpx

Josh Cavallo, futbollisti i parë homoseksual që i propozon martesë partnerit në fushë

Josh Cavallo bëhet futbollisti i parë homoseksual në botë që i ka propozuar partnerit të tij. 24-vjeçari i cili luan për ekipin e Adelaide United falenderoi klubin e tij që e ndimoi të bënte këtë surprizë për personin e të zemrës.

Cavallo theu tabutë kur në vitin 2021 postoi një video në rrjetet sociale, duke thënë se ishte gati të fliste për diçka personale, për të cilën u shpreh se më në fund ishte gati ta ndante me të tjerët. Ai më vonë u bë kryefjala e mediave të huaja kur ndau hapur për publikun orientimin e tij seksual.