fbpx

Vet i 6-it i maskuar me hixhabe vodhi ora rolex në vlerë 1.4 milionë dollar – rasti tjetër ku dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari në Pejë

Ahmet Gashi u arrestua mbrëmë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës. Gashi përveç dyshimit për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2006 në Bronx të New York-ut. Ai dyshohet edhe për një rast të vjedhjes së rëndë në Bahrein, vend në lindjen e mesme. Bëhet fjalë për 4.1 milionë dollarë. Insajderi ju sjell detajet.

Gashi së bashku me disa persona kishin vjedhur dyqanin e orëve Rolex teksa ishin maskuar me hixhabe.

Ai kishte arritur të arrestohet vetëm pastaj nga Policia shqiptare në pikën kufitare të Morinës me Kosovën.

Mediat raportonin se Gashi ishte pjesë e bandës së 6 hajdutëve që kishin veshur fustane femrash muslimane që fshihnin trupin dhe fytyrën e kur hynë në dyqan në një qendër tregtare të qytetit në Bahrein më 10 shtator dhe plagosën rojën para së të arratiseshin me 79 ora Rolex me vlerë prej 1.4 milonë dollar.

Dy prej të dyshuarve të grupit kishin arritur të arrestoheshin vetëm javë më pas, ku edhe iu kishin gjetur disa prej orëve të vjedhura.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i bashkëpunimit edhe me Interpol.

“Hetimi i plotë nga Bahreini dhe vendimi i tyre për të kërkuar ndihmë nga Interpoli për këta të arratisur bëri që kolegët e tyre të zbatimit të ligjit në mbarë botën u njoftuan menjëherë për statusin e tyre të kërkuar dhe mund të merrnin masa, duke rezultuar në arrestimin e një të dyshuari në Shqipëri,” tha Emmanuel Leclaire, ndihmësdrejtor i Qendrës së Komandës së Kontrollit të Interpolit teksa po i referohej arrestimit të Gashit.

Gashi atëkohë po priste të ekstradohej në një burg shqiptar.

“Ky arrestim, i ndjekur nga kapja e dy të dyshuarve të tjerë, tregon qartë vlerën e shtuar të bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe Interpoli do të vazhdojë të mbështesë Bahreinin ndërsa hetimi i tyre vazhdon”, shtoi Leclaire.

Theksojmë se ndaj Ahmet Gashit tashmë është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë kontrollit në automjet atij i ishin gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27).