fbpx

Filozofi francez inkurajon njerëzit të rebelohen – duke bërë miqësi

Geoffroy de Lagasnerie, një filozof i ri francez, ka inkurajuar njerëzit të sfidojnë normat shoqërore duke i dhënë përparësi miqësive në vend të marrëdhënieve familjare dhe romantike. Në manifestin e tij për miqësinë, ai argumenton se “të ndërtohet jeta rreth miqësive të ngushta është një akt rebelimi i domosdoshëm dhe i gëzueshëm”. De Lagasnerie propozon që qeveritë të krijojnë “ministri të miqësisë” për të rishikuar plotësisht organizimin e shoqërisë.

Në manifestin e tij, “3 Une Aspiration au Dehors”, De Lagasnerie tregon për miqësinë e tij të ngushtë me dy shkrimtarë të tjerë, Didier Eribon dhe Édouard Louis. Tre miqtë hanë së bashku në darkë, bisedojnë shpesh gjatë ditës, urojnë njëri-tjetrin për natën dhe mëngjesin çdo ditë, dhe organizojnë oraret e tyre për të siguruar që miqësia të ketë prioritet, takohen për biseda të gjata. Ai e përshkruan miqësinë si qendrën e jetës së tyre, “një diskutim i gjatë që nuk ka mbarim”.

De Lagasnerie sfidon strukturat familjare dhe marrëdhëniet romantike të shoqërisë, duke pyetur se pse shoqëria insiston kaq autoritarisht në këto aspekte. Në librin e tij, ai shpreh dyshime përse jeta e organizuar rreth miqësisë duket kaq e pamundur, edhe për ata që aspirojnë ta kenë atë.

Filozofi argumenton se miqësia e vërtetë duhet të ushqehet dhe të investohet në mënyrë të vazhdueshme, por nuk ka modele ose mbështetje institucionale për këtë nga qeveritë. Ai thekson se njerëzit nuk kanë tendencë të qëndrojnë në miqësi me persona që nuk i pëlqejnë, ndërsa shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie romantike të trishtuara edhe pasi ndjenjat kanë vdekur. Që të qendrosh në qendër të jetës sënde miqësia në vend të familjes apo një marrëdhënie romantike, tërheq shumë njerëz, qofshin ata homoseksualë apo heteroseksualë.

De Lagasnerie, tha: “Libri lindi nga një lloj trishtimi dhe melankolie për mënyrën se si jeta është e organizuar shoqërisht … ideja se jeta duhet të ndodhë në cikle: rinia, studimet, të formosh një marrëdhënie, të bëhesh bashkëjetues, të gjumësh në të njëjtin shtrat, të kesh fëmijë … Këto janë role institucionale, por shumë njerëz ndjejnë një moslidhje me atë lloj jete dhe kanë aspirata të tjera. Ideja ime ishte që të shkruaja për një jetë të organizuar rreth miqësisë … për të bërë miqësinë një hapësirë kundërnormative kundër normave institucionale që dominonin shoqërinë“.