fbpx

Klienti tentoi të vriste Darjanën? Brenda hotelit në Durrës edhe vajza të tjera/ Çfarë dyshohet

Ky është momenti kur e reja nga Venezuela Darjana Linares është zbritur nga çadra ku ra pasi u shty prej 39 vjeçarit shqiptar Ismet Zoto, këtë të Martë në Durrës.

Mësohet se ajo bashkë me një grup vajzash të tjera ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, dhe i riu me të cilin u konfliktua fizikisht e më pas tentoi ta vriste është klient i saj.

Vajzat e tjera të përfshira në këtë ngjarje, raporton gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi tentuan të largohen bashkë me valixhet gati, por nuk ia dolën dot. Policia i ka ndaluar, ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga Klan News.


Ngjarja e pazakontë u regjistrua mesditën e sotme.

Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital“, njoftoi më herët Policia.