fbpx

Shkarkohet Drejtori i Inteligjencës Financiare, pas përgjimeve që dolën në media

Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu, është shkarkuar pas shkrimeve të gazetës online Shqip.com ku janë publikuar përgjime të cilat e implikojnë të njëjtin në afera të ndryshme.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media Bordi Mbikëqyrës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të njëjtin ta shkarkojë nga detyra me efekt të menjëhershëm.