fbpx

Shpërthim i fortë në Lushnjë, mbetet i plagosur një deputet

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, është plagosur këtë të premte në qytetin e Lushnjes.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një biznes dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, një prej të cilëve deputeti i PS, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, deputeti është transportuar në spitalin e Lushnjes, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e një objekti. Nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë pasur kontakt me tensionin e lartë.