Policia gjobitë gjakovarin, kishte bllokuar trotuarin dhe vendkalimin për këmbësorë me dru

Stacioni Policor në Gjakovë, kanë ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndaj qytetarit i cili kishte bllokuar trotuarin dhe vendkalimin për këmbësorë.

Të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

“Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë” thuhet në njoftimin e Policisë.