fbpx

Numërohen 75% të votave, kush e fitoi raundin e parë të presidencialeve në RMV?

Kandidatja opozitare e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova është fituesja e raundit të parë të zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut edhe pse nuk është numëruar ende dhe një pjesë e votave.

Pas përpunimit të më shumë se 75% të kutive të votimit, kandidatja proruse udhëheq me 35,37% të preferencave, ose më shumë se 125 mijë vota më shumë se kandidati rival në garë Stevo Pendarovski, i cili ka vetëm 19,25% të votave.

Në radhën e shqiptarëve është Bujar Osmani i cili ka marrë më shumë vota se kandidati tjetër Arben Taravari, të cilët renditen në vendin e tretë dhe të katërt në këtë raund me 14.48% të votave dhe 10,35%.

Ashtu edhe siç pritej, do të ketë një raund të dytë zgjedhjesh presidenciale në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, teksa vota e shqiptarëve do të jetë përcaktuese për kreun e ri të shtetit.

Në raundit e parë të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishin të regjistruar 7 kandidatë, teksa më shumë se 1.8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote.