fbpx

Momement dramatik: Trajnerja amerikane shpëton nga mbytja notaren

Notarja amerikane, Anita Alvarez përjetoi një nga frikërat më të mëdha te jetës së saj, pasi sportistes teksa garonte në kampionatin Botëror të notit që po zhvillohet në Budapest, i ra të fikët, ndërsa u zhyt në fund të pishinës.

Një moment ankthi dhe frike që kaploi të gjithë, teksa heroina ishte trajnerja e saj, Adrea Fuentes, e cila reagoi menjëherë duke i shpëtuar dhe jetës notares së saj. Fatmirësisht Anita Alvares është mirë, teksa në ditët në vazhdim do iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkakun e gjithë ngjarjes.

Në një deklaratë për “RAC1”, trajnerja ka treguar se ngjarja e ndodhur ishte një nga më të vështirat me të cilat ishte përballur ndonjëherë, ndërsa theksoi se kërkoi ndihmën e stafit të shpëtimit në momentin që pa se diçka nuk shkonte mirë, por fatkeqësisht askush nuk reagoi, ndërsa iu desh vetë të zhytej për të shpëtuar sportisten amerikane.

“Ka qenë shumë e vështirë. Mjekët bënë punë e tyre dhe në fund të gjithçkaje Alvarez ishte mirë, zemra dhe presioni i gjakut ishin normale, por çështja është se ajo nuk mori frymë për të paktën dy minuta sepse mushkëritë e saj ishin plot me ujë, por ne mundem ta çonim në një vend të mirë, ajo vjelli ujin, kolliti dhe kaq, por ishte një frikë e pashpjegueshme.

Nuk mund ta besoj, ishte e frikshme, Anita nuk po merrte frymë. Unë u përpoqa ta zgjoja duke e goditur dhe duke i hapur nofullën”, shtoi fillimisht trajnerja Fuentes.

“Normalisht, kur mbaron një koreografi je aq i lodhur sa gjëja e parë që dëshiron është të marrësh frymë, ke nevojë për frymë. E vura re që ajo shkoi në fund të pishinës dhe unë direkt thash se kjo gjë nuk ishte normale, thirra rojet e shpëtimit që të hidheshin në ujë, por ata nuk reaguan, askush nuk erdhi dhe unë u hodha brenda.

Kam notuar drejt saj me aq shpejtësi sa kam mundur, mendoj se kam notuar më shpejt se kur ishte medaliste olimpike dhe në fund e kapja. Tashmë ishte në tokë, nuk merrte frymë” ka deklaruar Andrea.

Trajnerja e Shteteve të Bashkuara , e cila ishte me Anitën, pranoi se kjo nuk është hera e parë që notarja amerikane kalon një situatë të ngjashme.

“Në një rast tjetër edhe unë duhej ta ndihmoja, por nuk ishte aq serioze. Për fat të mirë, mjekët këmbëngulin që gjithçka është në rregull. Ajo dëshiron të notojë dhe të largohet nga Budapesti me kokën lart. Të gjithë po e brohorasin ‘Do it’, përfundoi trajnerja e Anitës.