fbpx

Krim në familjen shqiptare në Australi, babai vret vajzën dhe dhëndrin mbrëmjen e përvjetorit të martesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e 31 Dhjetorit në një familje shqiptare në Melbourne të Australisë.

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe, një çift bashkëshortësh me origjinë shqiptare u qëlluan për vdekje përpara shtëpisë së tyre. Autor i ngjarjes tragjike dyshohet babai i vajzës, i cili pasi qëlloi me armë çiftin, tentoi të vetëvritej.

Mësohet se krimi ndodhi mbrëmjen e të martës e cila përkonte edhe me përvjetorin e parë të çiftit.
Autori, 55-vjeçari Osman Shaptafaj qëlloi për vdekje të bijën 25-vjeçare, e cila humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa bashkëshorti i saj 29-vjeçar u dërgua në gjendje kritike në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Dëshmitarë thanë se e kishin parë autorin t’i vinte armën në kraharor dhëndrit të tij duke e qëlluar.

Më pas ai e kishte kthyer armën nga vetja. 55-vjeçari, i cili jetonte në Altona North, u dërgua në spital si pasojë e plagëve, ku dhe ndodhet i ruajtur nga oficerët e policisë.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi tragjik.