Kënga shqipe jehon në Mynih, shqiptarët atje festojnë 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Përvjetori i 16-të i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është festuar edhe në Mynih të Gjermanisë.

Komuniteti shqiptar atje janë mbledhur për të shënuar këtë datë, ndër më të rëndësishmet të shtetit të Kosovës përmes një organizimi ku jehonte kënga shqip.

Ata kanë festuar me këngë patriotike, teksa kanë përmendur ata që sollën lirinë e vendit dhe bënë që të jetësohet ëndrra për pavarësi.

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor u shënua me shumë aktivitete institucionale.