fbpx

VIDEO / Përmbyset ambulanca me 5 persona në Lushnje, vdes pacienti

Autoambulanca e Sarandës është përmbysur në autostradën Lushnje- Fier pranë zonës së quajtur “Pushimit i Shoferit” pas përplasjes me një automjet tip mercedez-benz.

Brenda saj ndodheshin pesë persona, ndërsa pacienti Mehdi Marku, 62- vjeç i cili po dërgohej për mjekim në Tiranë ka vdekur në vend.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17: 45 min.

Sipas mjekut që shoqëronte pacientin nga Saranda për në Tiranë, brenda ambulancës ndodhej viktima, djali i tij, infermierja, mjeku dhe drejtuesi i mjetit.

Viktima dhe i biri ishin në pjesën e pasme të ambulancës ndërsa tre të tjerët ulur përpara.

Si pasojë e përplasjes mjeti është kthyer përmbys ndërsa pacienti që ishte mbrapa ka vdekur në vend dhe i biri është plagosur.

Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e policisë lidhur me këtë aksident janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në policinë e Lushnjës dhe po merren në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.