fbpx

Gjenerali i çmendur iranian thotë se do ‘të zhdukim Izraelin’

Derisa fuqitë e mëdha rinisin negociatat për programin bërthamor të Republikës Islamike të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë së Iranit ka deklaruar gjatë fundjavës se ata nuk do të tërhiqen nga synimi i zhdukjes së Izraelit nga faqja e dheut, transmeton Gazeta Metro.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga zhdukja e Izraelit, as edhe një milimetër” ka thënë gjeneral brigade Abolfqazl Shekarchi, zëdhënës i forcave të armatosura ka deklaruar gjatë fundjavës për agjencinë e lajmeve të studentëve iranianë: “Ne duam të shkatërrojmë zionizmin në botë”.

Gjenerali iranian poashtu akuzoi Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke e cilësuar këtë si të “papranueshme” pre regjimin fanatik iranian. Shekarchi shkoi më tej në fashizmin e tij iranian ndaj arabëve.
“Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera që konsiderohen si myslimane, për ne janë pjesë e regjimeve zioniste dhe kjo është me rëndësi” tha Shekarchi.

Komentet e këtij janë një pasqyrë e pushtetit të ri në Iran, që konsiderohet edhe më i skajshëm në ekstremin fanatik që pas ndërhyrjes së Liderit Suprem të Iranit, Ajetollah Ali Khamenei, për të zgjedhur President Ebrahim Reisi, një mulla i njohur si “Kasapi i Teheranit për shkak të dënimeve masive me vdekje të disidentëve iranianë.

Këto komente nga ushtria e Iranit vijnë derisa administrata amerikane e Presidentit Joe Biden, ndryshoi kurs nga paraprakja dhe ju kthye negociatave për një marrëveshje bërthamore me Iranin që tani janë në rundën e shtatë të tyre.