fbpx

Çanak: Kosova është e pavarur, nuk ka se çfarë të njihet

Politikani serb Nenad Çanak, ish-kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, ka polemizuar me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se çdo qëndrim i Çanakut është për dënim me burg, si ai se Vojvodina duhet të jetë republikë e po ashtu se Kosova është e pavarur.

“Kur flasim për lëvizje të caktuara të udhëheqjes serbe, kjo nuk do të thotë se është një sulm ndaj Serbisë si shtet, por ndaj lidershipit të caktuar”, ka thënë Çanak për “Prva TV”. “Kosova nuk ka se çfarë të njihet, ajo është e pavarur”.

Çanak ka thënë se Daçiqit duhet ndaluar hyrja në Serbi.

Ndërsa sa i përket tensionimit të situatës në veri, shkaku i vendosjes së reciprocitetit për targa, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe zgjedhjeve të ardhshme në Serbi. Por, ai ka thënë se nuk është dashur tensionimi, pasi ka mjaftuar vetëm një plumb që të ketë pasoja për vendet.