fbpx

Arrestohet një 34-vjeçar kosovar në Zvicër, tentoi t’i merrte para një 84-vjeçari duke iu prezantuar si polic

Policia kantonale e Thurgaut arrestoi të martën një kosovar, 34-vjeçar, në rajonin Weinfelden. Ai donte të merrte para nga një shtetas i moshuar si pjesë e një mashtrimi telefonik, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Fillimisht, 84-vjeçari kishte marrë një telefonatë nga një person i cili pretendonte se ishte polic.

Ai i ka shpjeguar atij  se para të falsifikuara janë në qarkullim, dhe është udhëzuar nga kosovar që të tërhiqte para nga banka, në mënyrë që një person të mund të vinte në shtëpinë e tij për të kontrolluar nëse ato ishin origjinale, siç shkruante policia kantonale në një deklaratë të mërkurën.

84-vjeçari dyshoi për tentativë mashtrimi dhe lajmëroi policinë.

Në fund arritën të arrestonin njeriun që donte të mblidhte paratë. Ndaj tij u hap një hetim penal./Blick