fbpx

Zbulohet shtëpia 1 milion paund e kanabisit e dy shqiptarëve në Angli

Policia britanike ka zbuluar një fermë kanabisi, me vlerë gati 1 milion paund duke vënë në pranga 2 shqiptarë. Mësohet se të arrestuarit janë Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç. Ata u vunë në pranga në Blackpool mbrëmjen e së hënës.

Dy shqiptarët u gjetën brenda fermës dhe akuzohen për kultivim të kanabisit dhe shkelje të ligjit të emigracionit. Policia zbuloi se energjia elektrike që përdorej për kanabisin vidhej.

Në total u sekuestruan rreth 950 rrënjë kanabis sativa me një vlerë rreth 1 milion paundë. Shqiptarët kishin krijuar të gjitha kushtet optimale për rritjen sa më mirë të lëndës narkotike.