fbpx

Wall Street Journal: Izraeli do t’i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot, shkruan Wall Street Journal, duke cituar burime amerikane dhe perëndimore.

Këta të fundit, megjithatë, shpresojnë se kundërsulmi nuk do të ndodhë, pasi Izraeli dhe Irani kanë shpallur fitoren mbrëmjen e së shtunës, gjë që u lejon atyre të kenë një rrugëdalje nga përshkallëzimi.

Ndërkohë kabineti izraelit i luftës përfundoi takimin e tij për Iranin.

Sipas Channel 12 TV, në këtë takim u diskutuan “disa opsione”, ku secila prej tyre përfaqëson “një kundërpërgjigje të dhimbshme” ndaj sulmit të Teheranit, por pa shkaktuar “një luftë rajonale”.

Po nga i njëjti burim, thuhet se synimi është të zgjidhet një opsion që “nuk është i bllokuar nga SHBA”