fbpx

Vritet infermieri në Al-Hawl, ndërpriten misionet humanitare. Fëmijët shqiptarë në rrezik

Të gjitha organizatat ndërkombëtare, kryesisht humanitare, kanë pezulluar punën e tyre në verilindje të Sirisë, pasi një infermier u vra brenda kampit Al-Hawl.

Baseem Muhamad, baba i dy fëmijëve, punonte pranë gjysmëhënës së kuqe në kamp, ndërsa një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, e qëlloi për vdekje me pistoletë.

Sipas autoriteteve kurdë, dyshohet se vrasësi është pjesë e qelizave të mbetura të grupit islamik ISIS dhe ka arritur të futet në brendësi të kampit i maskuar me burka.

Në Al-Hawl, i cili është strehë për rreth 58 mijë persona, ndodhen dhe fëmijë shqiptarë, për të cilët misionet e shpëtimit duket se kanë ndaluar. Eva Dumani, familja Dibra, Elona Shuli së bashku me tre motrat dhe vëllain e saj, si dhe Hajrije Taushani vijojnë të mbeten brenda kampit, ndërsa siguria e jetës është shqetsimi kryesor.

Sipas statistikave jozyrtare, më shumë se 90 persona, mes tyre dhe fëmijë, u vranë gjatë vitit 2021.