Vlonjatët e nisin Vitin e Ri duke bërë plazh më 1 janar

Duke marrë rreze dielli e duke u kredhur në det, kështu e kaluan ditën e parë të vitit 2022 disa vlonjatë. Në Vlorë Viti i Ri ka ardhur bujar me mot të ngrohtë që ka gëzuar jo pak guximtarët të cilët mezi kanë pritur të zhyten e të notojnë.

Tashmë është kthyer në një ritual çdo fillim viti që disa qytetarë zhyten në mënyrë që t’u shkojë gjithë viti mbarë. Temperaturat e ngrohta duket se do të zgjasin përgjatë gjithë javës ashtu siç kane parashikuar meteorologët veçanërisht në këtë fundjavë, parashikohet të shkojnë deri në 18 gradë celsius, një mundësi e shkëlqyer për të planifikuar kohën buzë detit.

foto galeri
foto galeri