Vjosa Osmani zbulon Thaçin: Në shkurt u pajtua që Kosova të pauzojë njohjen e pavarësisë

Vjosa Osmani ka zbuluar se si Hashim Thaçi ka dhënë pajtimin që në shkurt të pauzohet fushata për njohje të pavarësisë së Kosovës, e njësoj është pajtuar edhe qeveria Hoti, ka thënë ajo në Syri Tv.

Osmani ka shtuar se është për herë të parë në aspektin e së drejtës ndërkombëtare që një shtet pranon të pauzohet për të drejtën elementarë të njohëse se shtetësisë së saj dhe, automatikisht anëtarësimin në organizata e ndryshme ndërkombëtare.

Tutje, kryekuvendarja ka thënë se është kundër gjithë kësaj që ka vepruar Thaci e si duket për një gjë të tillë është pajtuar edhe vet Hoti si kryeministër.

Se a është kjo marrëveshje vetëm për takimin e 27 qershorit apo deri kur do jetë kjo pauzë, nuk e ka si informatë pasi Kuvendin e kanë anashkaluar nga këto bisedime, ka thënë Osmani për Syri Tv.