fbpx

Vjosa Osmani tregon se a do të mbetet në LDK

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se asnjëherë nuk e ka menduar çështjen që të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është çështje që nuk është disktuar dhe nuk e kam menduar. Karriera ime politike përtej emrit të partisë ndërlidhet me qytetarët. Ata kurrë nuk më kanë lënë vetëm”, ka thënë Osmani në T7, përcjell Insajderi.

Ajo ka thënë se bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh të domosdoshëm.

“Bashkëpunimin me VV-në e shoh të domosdoshëm sepse mendoj se mund të punojmë për çkapje të shtetit. E tëra çka mund t’i sigurojë qytetarët është q ëtë gjitha po i bëj me qëllimet më të mira që të mbrohet fjala e dhënë sepse është me rëndësi që në politikë të mbahet fjala”, ka deklruar Osmani.

Ajo, ka thënë se do të ejtë në politikë derisa mendon se mund t’i ndihmojë qytetarët.