Vjosa Osmani: Nuk ishte koha e duhur për shkarkimin e Veliut, por ai nuk duhej të ishte ministër në këtë qeveri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

Në emisionin Desku ajo ka thënë se nuk ka qenë koha e duhur shkarkimi i Veliut në këtë gjendje, për shkak të pandemisë, por që mendon që ai nuk do të duhej të ishte ministër në këtë qeveri, në të cilën ai nuk ka besuar.

Znj. Osmani, shtoi se Agim Veliu kishte refuzuar të futej në garë për zgjedhjet e 6 tetorit, derisa më pas u bë zëri kryesor në koalicion, përcjell Bota sot.

“Agim Veliu refuzoi që të garonte në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe pse ishte propozuar që kryetarët e komunave të futen në zgjedhje, që t’i ndihmojnë partë. Ndërsa më pas, ai u bë zëri kryesor për koalicion. Ne mblidheshim, por ai jepte deklarata para se të bëhej mbledhja”, ka thënë Osmani në emisionin Desku.

Osmani ka thënë se deklaratat e tij vazhdimisht kanë qenë se qeveria nuk do të ketë jetë të gjatë, derisa i kam thënë se nëse ai nuk beson në koalicion, ka të tjerë që e bëjnë atë.