fbpx

VIDEO/ “Moment rrënqethës”, detaje nga operacioni për shpëtimin e Klementit

Klement Çupi luftoi 16 orë për të mbijetuar nën rrënojat që e kishin bllokuar pas tërmetit por në fund ai nuk ja doli. Ekipet e shpëtimit bën të pamundurën për ta shpëtuar 34-vjeçarin dhe gjatë gjithë kohës mbajtën komunikim me të por gjakderdhja e shumtë e shkaktuar nga plagët rezultoi fatale.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=6SFIwqY0Wts

Në studion e Opinion, gazetari i Tv Klan, Spartak Koka tha se , i riu kërkoi të ushqehej dhe kështu bëri, pa e ditur ndoshta se ai do të ishte vakti i fundit për të.

“Ka luftuar për 16 orë. E kemi ndjekur për 5 orë të paktën operacionin për të, e kemi edhe kur kërkon ndihmë dhe kur 4 grupe të njësive speciale, të ushtrisë shqiptare, kosovare, RENEAS, zjarrfikëseve, nuk bënin dot asgjë”.

“Blloku i betonit ishte i vështirë në çdo anë që mund ta lëviznin, mund t’i shkaktonte vdekjen. 16 orë duke vuajtur, kanë qenë doktorët për një farë kohe që e mbanin me qetësues,e mbanin me stimulantë. Ndërsa sipas të dhënave”.

“Ishte rrëqethëse edhe të filmojë në atë moment. Nuk bënin dot asgjë (grupet e shpëtimit). Ka ngrënë bukë dhe pastaj ka vdekur. Pasi kanë lëvizur njërin prej blloqeve dhe sipas të dhënave nga vendngjarja ka patur një rrjedhje masive të gjakut, hemorragji në krahun e djathtë të këmbës që e kishte të bllokuar. Komunikonte, fliste, ka qenë ndër të parët që ka folur, ka komunikuar”, tha Koka.

Gazetari tregoi më tej se për të shpëtuar Kelmentin një punonjës i RENEA, ndonëse i plagosur, qëndroi deri në fund për ta shpëtuar 34-vjeçarin. Kelment Cara jetonte bashkë me vëllain e tij jashtë Shqipërisë dhe kishin pak kohë që ishin kthyer.

“Një punonjës i RENEA-s i cili u plagos rreth orës 7 të mëngjesit, ka qëndruar në detyrë për ta shpëtuar. Ka refuzuar të largohet nga vendngjarja për të shpëtuar Kelmentin. Unë nuk largohem tha, do rri ta shpëtoj. Fati i keq deshi që të mos shpëtonte. Kelmenti ka humbur edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Kelmenti bashkë me vëllain e tij jetonin jashtë, së fundmi kishin ardhur në Shqipëri”.