fbpx

VIDEO/ Atentati në Lezhë, momenti kur dy të rinjtë dalin nga makina në gjendje shoku, si i shpëtuan mrekullisht breshërisë së plumbave

Dy të rinjtë, Blerim dhe Klisman Preçi, i kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen sotme një atentati me breshëri plumbash që u zbraz në mjetin që po udhëtonin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, kur autorët që ishin në një makinë në lëvizje, (që sipas dëshmive të siguruara nga gazetari Elidon Ndreka), tip “Audi” ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi.

Autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa mjeti tip “ML” i të riut, pas të shtënave ka dalë nga rruga. Siç shihet në këto pamjet, dy të rinjtë kanë dalë nga mjeti në gjendje shoku, por për fat të mirë nuk janë plagosur.

Gazetari Igli Çelmeta, mësoi se ka qenë vetë shoferi i “ML” ai i cili njoftoi policinë pasi e kishin qëlluar.