fbpx

Vendimi i Qeverisë po rrezikon qytetarët e Kosovës, të gjithë janë mbledhur në turma për ta marrë socialin

Në shumë qytete të Kosovës në këto momente është krijuar tollovi para pikave zyrtare të Postës së Kosovës. Me qindra persona jenë mbledhur, kryesisht të moshuar për t’i marrë asistencat sociale. Kjo pasi që Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i lëshojë para kohe, shkrrun Gazeta Express.

Por, të gjitha këto shërbime këta persona do të duhet që t’i kryejnë para orës 10:00. Kjo ngase Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta kufizojë lirinë e lëvizjes.


Por, kjo punë ka krijuar tollovi. Këta persona po qëndrojnë shumica pa maska e mjete tjera mbrojtëse, pa e mbajtur po ashtu distancën, duke e rrezikuar në këtë mënyrë vetën dhe secilin që të infektohet me koronavirus, Covid-19.