fbpx

Ushtria e Haftarit kapin një anije turke

Forcat e komandantit ushtarak libian Khalifa Haftar ka kapur një anije civile, të përbërë nga shtetas turq, njoftoi agjensia e lajmeve Blumberg, vetëm disa orë pasi parlamenti i Turqisë miratoi një pakt mbrojtës në mbështetje të rivalit të tij në luftën civile që ka përfshirë vendin.

Anija me flamurin e Grenadës është dërguar në portin Ras Al Hilal ku do të kontrollojë ngarkesën e saj, sipas një deklarate të postuar në Facebook , e cila tregonte pamjet e ushtarëve të Haftarit që kapen anijen dhe shiehn duke marrë në pyetje tre turq anëtarë të ekuipazhit.

Shteti i OPEC është në kontrollin e një lufte nëntë mujore të nisur kur Ushtria Kombëtare Libiane e Haftarit marshoi në kryeqytet për të rrëzuar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht. Lufta ka tërhequr ndërhyrjen e huaj, me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë që mbështesin qeverinë e Tripolit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe mercenarët rusë që mbështesin Haftar.

Ushtria Kombëtare Libiane ka kërcënuar të shënjestrojë çdo anije turke në ujërat e Libisë për të cilat thotë se po dërgon armë dhe ndihmë për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Tripolit. Disa javë më parë forcat e Haftari kapën disa qytetarë turq në lindje të Libisës, dhe më pas u liruan pasi Ankaraja kërcënoi të hakmerrej.

Parlamenti i Turqisë miratoi të Shtunën një pakt ushtarak për të mbështetur qeverinë e Libisë, një hap i parë para një vendosjeje të mundshme të personelit ushtarak për të ndihmuar në trainimin dhe udhëzimin e mbrojtjes nëse kërkohet nga Tripoli.