fbpx

Ushtari i plagosur ukrainas lidh kurorë në një spital të Kievit

Mediat në Ukrainë kanë publikuar fotot e një ushtari të plagosur nga lufta teksa lidhte kurorë. Fotot janë shkrepur të enjten në Kiev.

Topolnitsky Vlad, 26 vjeç, i cili u plagos rëndë në një betejë me trupat ruse dhe bashkëshortja e tij 22-vjeçare Hanna u fotografuan gjatë ceremonisë së tyre të martesës në një spital në kryeqytetin ukrainas.

Kujtojmë se që nga nisja e luftës më 24 shkurt 2021, të paktën 62,295 persona kanë humbur jetën dhe 61,000 të tjerë janë plagosur.