fbpx

Ukraina sulmon me dhjetëra raketa bazat ruse në Krime!

Mes akuzave reciproke mes rusëve dhe ukrainasve për përgjegjësinë për masakrën me 133 të vdekur në Moskë, Kievi ka nisur kundërofensivën më masive të raketave kundër Krimesë, e pushtuar nga rusët. Një orë e gjysmë bombardime të tmerrshme të drejtuara në qendër të Sevastopolit dhe qyteteve të tjera të Krimesë me raketa “Storm Shadow”.

Pamjet e shkrepura me celular nga banorët e Sevastopolit janë elokuente dhe dramatike: shpërthime në qendër të qytetit, duke ngritur re zjarri dhe tymi. Sipas mediave, sulmi masiv goditi bazën e qendrës së komunikimit të Flotës së Detit të Zi, një aeroport dhe një bazë ushtarake.

Alarmi ajror në Krime zgjati një orë e gjysmë dhe ra rreth orës 22:50.  Sipas guvernatorit rus të Krimesë, ka pasur të paktën një viktimë në sulmet, ku një grua mbeti e vrarë në banesën e saj. Ndërkohë katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas kanaleve të mediave ruse, “rreth njëzet shpërthime” u dëgjuan vetëm në Sevastopol, por shpërthime të tjera ndodhën në Yevpatoria dhe Kerch.

La Repubblica shkruan se raketat Storm Shadow dhe Scalp-Eg kanë goditur disa baza të përdorura nga ushtria ruse, duke përfshirë aeroportin ushtarak Belbek dhe bazën operacionale të brigadës 810.