fbpx

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq pas vetes një qen në rrugët e Tiranës.

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq pas vetes një qen në rrugët e Tiranës.

Pamjet janë me të vërtetë të frikshme pasi kafsha e gjorë duket që tërhiqet zvarrë nga makina tip ‘Audi’.
Nuk dihet nëse qeni i përket pronarit apo drejtuesit të automjetit, apo nëse është një kafshë që qëndron rrugëve.

Por videoja ka ngjallur mjaft irritime në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar sharjet ndaj drejtuesit të automjetit që tërheq zvarrë qenin.