fbpx

Thuhej se bosi i naftës ruse vdiq pasi ra nga kati i 6 i spitalit, Kremlini: Ndërroi jetë nga një sëmundje

Prodhuesi rus i naftës Lukoil ka thënë të enjten kryetari i saj Ravil Maganov kishte vdekur pas një “sëmundjeje e rëndë”, pasi mediat ruse cituan burime që thanë se 67-vjeçari vdiq pasi ra nga dritarja e spitalit.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë se Ravil Maganov ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë,” tha Lukoil në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme rreth vdekjes së tij.

Një burim i njohur me situatën i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve Reuters, Maganov kishte vdekur pasi ra nga dritarja. Lukoil ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar i naftës dhe gazit në Federatën Ruse.