fbpx

Sveçla konfirmon që më 31 korrik kishte prezencë të grupeve të uniformuara serbe në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në natën midis 31 korrikut dhe 1 gushtit kishte grupe të armatosura dhe të uniformuara në pjesën e veriore të vendit.

“Janë duke u bërë hetime. Kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura, të uniformuara, me maska në natën midisi 31 korrikut dhe një gushtit. Institucionet tona janë duke punuar për t’i identifikuar ata dhe jemi në rrugë të mirë për t’ia arritur kësaj”, është shprehur Sveçla, njofton KlanKosova.tc.

“Është hera e parë që këtë e konfirmon edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjë të cilën ne e kemi thënë qe një kohë e që na është konfirmuara nga aleatët tanë ndërkombëtarë”.