fbpx

Supergol nga Granit Xhaka, Leverkusen vulos titullin kampion

Festival golash në “BayArena” për të kurorëzuar një sezon të artë nga Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane dhe që thyen hegjemoninë e Mynihut të vendosur për një dekadë rresht.

Djemtë e Xabi Alonso triumfojnë kështu në garën për titullin kampion në Gjermani, duke marrë trepikëshin final me një fitore në shtëpi përballë Werder Bremen.

I pari që hapi serinë e golave ishte Boniface në minutën e ’25 të sfidës. Më pas një supergol i Granit Xhakës nga jashtë zone, në minutën e ’60 ishte qershia mbi tortë për titullin kampion, që thyen “mbretërimin” e Bayern Munich në Bundesliga.

Për të kompletuar spektaklin mendoi ylli gjerman i momentit, Florian Wirtz, i cili shënoi një tregolësh, në minutat ’68, ’83 dhe ’90. Ky është titulli i parë kampion në historinë e Leverkusen, në historinë 120-vjeçare të klubit.