fbpx

Sulm me raketa pranë Ambasadës amerikane në Bagdad

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë tejet të larta pas  ekzekutimit të komandantit të Forcave Elitë Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani.

Pasditen e së shtunës është raportuar se ka pasur një sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane në Bagdad të Irakut. Një raketë ka rënë brenda zonës së gjelbër të ambasadës, ka njoftuar policia lokale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

https://twitter.com/i/status/1213505210884087808

 

Më herët, korrespodentja e BBC-së, Nafiseh Kohnavard shkroi në Twitter se ambasada e SHBA në kryeqytetin e Irakut është sulmuar me raketa. Ndërkohë, “Sky News Arabia” raportoi se një raketë goditi zonën e gjelbër dhe bllokoi rrugën që të çon në ambasadë.

Ndërsa, Reuters, duke cituar dëshmitarë, raportoi se dy shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Irakut, por nuk dha detaje të mëtejshme.