fbpx

Statuja e Majlinda Kelmendit gati, por nuk ka vend në kryeqytet

Statuja e kampiones së parë olimpike të Kosovës është gati. Por në kryeqytet nuk ka vend për ta vendosur Majlinda Kelmendin të bronztë.

Trajneri i saj, Driton Kuka, ka njoftuar se edhe pse statuja është përfunduar nga artistët, kërkesa për një vend në kryeqytet ka mbetur pa përgjigje që nga muajt e verës. Ai ka akuzuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për këtë gjë, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka provuar të merr përgjigje nga komuna e Prishtinës, por nuk ka qenë e qasshme.

Statusi i plotë:

Po e ndaj me ju një informacion!

Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë.

Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e veres deri sot ka mbet pa përgjigje! E kemi menduar Statujen të ngritet në kryeqytet si Kampionja e parë dhe e vetme Olimpike por kot!!!