fbpx

Shtetësi shqiptare me origjinë, qindra kërkesa nga Kosova në qarkun e Kukësit

Fitimi i shtetësisë shqiptare me origjinë deri në brez të tretë, që ka filluar të lejohet që nga viti 2020 duket se ka shtuar kërkesat dhe dhënien e shtetësisë shqiptare të shumë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të atyre që janë pranë zonave kufitare me Shqipërinë, si Tropoja Hasi dhe Kukësi.

Por sa është numri i shtetasve të Kosovës që kanë fituar shtetësinë dhe janë regjistruar në qarkun e Kukësit dhe si është parashikimi për të ardhmen.

Sipas ligjit aktual shtetësia shqiptare mund të fitohet me anë të lindjes, origjinës, lindjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, natyralizim dhe birësim.