fbpx

Shokuese në Itali, shënohet rekordi më i lartë me viktima nga koronavirusi

Në Itali është shënuar rekordi me viktima. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 969 vdekje, një numër që nuk ka qenë kurrë kaq i lartë.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se numri në total i viktimave është ka shkuar 9.134. Nga ana tjetër, 86 498 persona janë të prekur ne Itali nga virusi i ri, ndërsa mbi 10 mijë të prekur janë shëruar. Shumica e viktimave janë regjistruar në Lombardi, ku 541 viktima raportohen brenda 24 orëve.

Mes viktimave janë edhe 46 mjekë që kanë humbur jetën. Në ditët e fundit pati një rënie të lehtë të numrit të viktimave, por këto 24 orë shifra e të vdekurve është tronditëse.