Shoferi i kamionit ndoti me beton rrugën në Vorë, Rama: Skandal, policia s’do të falë asnjë

Videon e publikuar sot nga Policia Rrugore ku u pikas një shofer i cili gjatë drejtimit të kamionit ndoti rrugën me beton në Vorë, e ka ripostuar Kryeministri i vendit Edi Rama.

Krahas videos, ai shkruan në Facebook se ky akt është një papërgjegjshmëri naive, por që përbën rrezik për sigurinë e makinave të tjera, banorët dhe ekipet e pastrimit.

T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë. Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”, shkruan kreu i qeverisë.