fbpx

“Shi” molotovësh në derën e Bashkisë, përshkallëzohet protesta e opozitës

Protestuesit kanë hedhur një mori molotovësh në derën e Bashkisë Tiranë, gjatë protestës së radhës së opozitës.

Ndërkohë, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, me një flamur shqiptar në dorë, u mundua që të kapërcente kordonin policor me ndihmën e protestuesve të tjerë që e ngrinin, por pa sukses.

Pas hedhjes së koktejleve molotov, qytetarët u përplasën me forcat e rendit në përpjekje për të larguar kangjellat që rrethonin godinën e Bashkisë Tiranë.

Protesta përfundoi pak para orës 13:00.

Ky është tubimi i katërt që u mbajt para institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, ku opozita kërkoi sërish dorëheqjen e tij nga detyra, pas skandalit të korrupsionit me dosjen “5D”.