fbpx

Shefi i Wagnerit përsëri sulmon udhëheqjen ruse: Ata janë hajdutë

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, ka akuzuar Kremlinin për dështimin në furnizimin e luftëtarëve të tij me municione të nevojshme, duke shtuar se ushtarët e tij po bëjnë gjithçka munden me një “sasi minimale municioni”.

“Grupi kriminal nuk na dha municion”, tha Prigozhin në një audio mesazh në Telegram, duke shtuar se luftëtarët e tij nuk kishin municion për t’u hakmarrë kundër artilerisë ukrainase për shkak të tradhtisë së zyrtarëve rusë, të cilët ai i përshkroi si banditë.

“Mendoj se kjo që po ndodh sot është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi. Megjithatë, forcat e mia do të avancojnë me çdo kusht, vetëm për të shtypur ushtrinë ukrainase dhe për të ndaluar ofensivën e saj”, tha Prigozhin i cili ka kritikuar vazhdimisht udhëheqjen ushtarake ruse, duke përfshirë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Pjesëtarët e këtij grupi famëkeq prej muajsh po tentojnë të marrin nën kontroll qytetin e Bakhmutit, por deri më tani pa ndonjë sukses.

Përkundrazi nga humbjet e mëdha, ky grup mercenar ka zgjedhur një hapësirë të madhe në Siberi për të varrosur pjesëtarët e vrarë nga ukrainasit në luftime.

Arsyeja pse është përzgjedhur ky rajon, është se Kremlini dëshiron të fshehë humbjet e mëdha që po i pëson nga ushtarët e Volodymyr Zelenskyt.