Serbët: Ushtria jonë, katastrofë!

Sindikata Ushtarake e Serbisë ka lëshuar një deklaratë lidhur me informacionet për mbërritjen e llojeve të reja të armëve, të cilat dyshohet se kanë mbërritur nga Kina ditët e fundit.

Disa media rajonale, por edhe vendase, shkruan se Serbia mori dorëzimin e një sistemi të sofistikuar kundërajror kinez.

Sindikata Ushtarake e Serbisë thotë se nuk ka kush të mirëmbajë dhe se përdor armët aktuale në ushtrinë serbe. Njëherësh, pretendon për pamje false të një stërvitjeje ushtarake.

“Ndërsa shërbimi PR i ministrit të Mbrojtjes po filmon pamje false për stërvitjen e njësive të ushtrisë, e cila në fakt nuk kryhet për shkak se nuk ka njeri, i njëjti ministër nuk e ka shfrytëzuar funksionin e tij ministror për të përmirësuar efektivët profesionistë të ushtrisë, por për të rregulluar vlerësimin e tij të keq politik, i cili është tronditur nga skandale të shumta kriminale dhe të tjera”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata thonë se sistemi mbrojtës i Serbisë është në krizë të madhe për shkak të menaxhimit katastrofik dhe kriminal.

“Shpresojmë që menjëherë pas emërimit të ministrit të ri të Mbrojtjes, të fillojë dialogu social dhe negociatat me përfaqësuesit e të vetmes sindikatë përfaqësuese të punonjësve të mbrojtjes, sepse ne jemi një makinë ushtarake dhe e dimë më mirë se kushdo se sa e keqe është situata aktuale në sistemin e mbrojtjes”, shton sindikata ushtarake serbe.