fbpx

“Sakrilegji” diplomatik, si i shkurtoi BIK fotografitë e Myftiut me diplomaten greke

Gjatë ditës së sotme në Bashkësinë Islame të Kosovës shkoi për vizitë diplomatja kryesore e Zyrës së Greqisë në Prishtinë Heleni Vakali. Kur mediat raportuan për këtë ngjarje, si kryetitull doli kërkesa e Myftiut Tërrnava që kërkoi njohjen e Kosovës nga Greqia.

Por, vetë BIK prodhoi edhe një lajm kur i ripublikoi fotografitë e takimit të prera. Sipas standardeve fetare, fustani i diplomates greke ishte shumë i shkurtër për këtë takim, dhe zyrtarët në BIK vendosën t’i shkrutojnë ato duke i dërguar në një format të ri. Ngjarja u komentua gjatë gjithës ditës në rrjetet sociale nga ata që ndjekin lajme.