fbpx

Rusia terroriste/ Një re e zezë mbulon gjithçka, pamje të frikshme, momenti kur raketa ruse godet civilët në Ukrainë

Janë pamje të tmerrshme ajo që vijnë nga Vinnytsia, qendra e së cilit u sulmua dje me raketa “kalibr” të Rusisë duke shkaktuar 23 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë.

Siç duket nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, këmbësorët e tmerruar u detyruan të vrapojnë për t’u mbrojtur kur ra raketa, ndërkohë që pak metra më tej vdisnin civilë.

Raketa e lëshuar nga një nëndetëse në Detin e Zi goditin qendrën e qytetit rreth orës 10:50 të mëngjesit me orën lokale duke plagosur të paktën 100 njerëz.

Pamjet tregojnë momentin e goditjes teksa çiklistët dhe këmbësorët po lëviznin kur papritmas fuqia shkatërruese e shpërthimit i rrëzon ata nga biçikletat e tyre, ndërsa të tjerët u përkulën dhe ranë në tokë.

Sekonda më vonë, një hije e zezë pushton sheshin dhe qentë duket të largohen të tmerruar.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti Rusinë një shtet “terrorist” dhe kërkoi më shumë sanksione kundër Kremlinit duke theksuar se numri i të vdekurve në Vinnytsia mund të rritet.

“Për fat të keq, ky nuk është numri përfundimtar. Pastrimi i mbeturinave vazhdon. Dhjetëra persona raportohen të zhdukur. Në mesin e të shtruarve ka (njerëz) të lënduar rëndë”, tha ai.