fbpx

Ramush Haradinaj: Kosova përkrah sulmet e fundit të SHBA-së, në Irak e Siri

Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova rreshtohet krah Amerikës në sulmet e fundit mbrojtëse në Irak e Siri ndaj organizatës Kata’ib Hizbollah.

Kryeministri në detyrë, ka thënë se Kosova është e palëkundur në luftën kundër terrorizmit e udhëhequr nga SHBA-ja.

“Kosova përkrah sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri. Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.

Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat e tjera të ngjashme nuk do të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet, të cilat janë kundër lirisë e paqes”, shkruan Haradinaj në Facebook.