fbpx

Ramiz Kelmendi: Nuk iu kam bër presion punëtorëve, por vetëm kam lobuar për PDK

Ai ka thënë se duke përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, të gjitha partitë tjera i kanë bërë ftesë që të jetë kandidat për deputet.

“Duke ditur besimin që kam te qytetarët e Kosovës, unë do të fitoja pa problem mandatin e deputetit”, ka thënë Kelmendi, në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se për PDK-në, më së paku kam lobuar me punëtorë e tij.

Nuk kam dhënë instruksione kë të votojnë. Nuk janë të robëruar aty, ata janë qytetarë të lirë, nuk janë të nënshtruar. Unë vetëm kam lobuar, u kam folur për programin e PDK-së. A mos mendoni se tash do të shkojë gruaja dhe ta paraqesë burrin, se po më bën presion se po bisedojnë për cilën parti të votojnë”, ka thënë Kelmendi.

Duke folur për ftesën nga Prokuroria, ai ka thënë se për këtë kanë pasur ndikim edhe mediat.

“Mund ta nisin disa media të cilat unë nuk i financoi. Edhe me juve kam marrëveshje bashkëpunimi, marketingu, por kurrë nuk ju kam thënë më thirrni në emision. Por disa media që kanë shkruar, më kanë thënë se nëse nuk na financon do të sulmojmë. Unë u kam thënë kur të doni, shkruani çfarë të doni”, ka thënë ai.